RAGE 2 është loja e parë me përkrahje për teknologjinë e re FidelityFX të AMD-së

Prishtinë | 04 Kor 2019 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Teknologjia e re e AMD-së FidelityFX për herë të parë u paraqit në lojën Rage 2, ndërsa developeri Avalanche Studios e ka publikuar një patch për lojë i cili e ofron teknologjinë e përmendur. FidelityFX do të paraqitet më 7 korrik, së bashku me serinë e kartelave grafike Radeon RX 5700, raporton DSOGaming.

FidelityFX është e ngjashme me teknologjinë Nvidia Dlss (Deep Learning Super Sampling), dhe aplikon një numër të madh të efekteve “post-processing” të cilësisë së lartë, të cilat do ta ofrojnë një cilësi më të mprehtë të fotografisë në lojë pa sakrifikuar shumë resurse të GPU-së, shkruan KOHA Ditore.

Sajti DSOGaming thekson se FidelityFX SHARPENING & UPSAMPLING tani është një opsion në kuadër të lojës RAGE 2. Teknologjinë e ka detektuar kartela e tyre grafike Nvidia GeForce GTX 2080 Ti, por nuk do të funksionojë në asnjë model që nuk është i bazuar në arkitekturën Navi GPU, e cila do t’i funksionalizojë GPU-të e ardhshme Radeon RX 5700.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme