Rama ndër 10 kryeministrat më aktivë në Facebook

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 12:54 | Nga

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, renditet në dhjetëshen botërore të kryeministrave si personi më interaktiv në faqen e tij në Facebook.

Listimi është bërë nga Twiplomacy, institucion që monitorin rrjetet sociale të liderëve dhe organizatave në të gjithë botën.
Presidenti amerikan Donald Trump është mjaft efektiv në Facebook thotë faqja, por nuk mbetet pas as kryeministri indian Narendra Modi.

Renditja vijon më kryeministrin e Kamboxhias i cili është në vend të katërt me 36 milionë ndërveprime, ku përfshihen pëlqimet, komentet dhe shpërndarjet. Samdech Hun Sen shpesh ndaj foto familje të tij, gruas dhe nipit, gjithashtu lidhjet direkte i bën ën faqen e tij, transmeton ndeshjet e futbollit etj, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Lista vijon me presidentin argjentinas, Mauricio Macri, atë të Kanadasë, Justin Tudeau, të Kenias Uhuru Kenyatta, dhe i fundit në dhjetëshe renditet kryeministri shqiptar, Edi Rama me më shumë se 13 milionë ndërveprime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme