Range Rover Vogue në edicion “Black Label”

Prishtinë | 22 Tet 2018 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Kompania e njohur britanike, Kahn Design, në ofertën e saj tani ka edhe një program për modifikimin e modelit Range Rover Vogue.

Modeli në foto quhet Project Kahn Range Rover Vogue Black Label Edition, transmeton Koha.net.

Ky model karakterizohet me disa detaje ngjyrë të zezë Santorini, mbishkrimin “Kahn” në kofano dhe derën e bagazhit, rrotat Silver Platinum RS600 prej 22-inç, si dhe disqet e frenave me ngjyrë ari Liquid.

Gjithashtu, edhe interier i tij është i modifikuar duke përfshirë ulëset nga lëkura Alcantara. Kahn Design, po ashtu, thotë se eksterier dhe interieri mund të porositet sipas dëshirës së klientit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme