Raspberry Pi me mi dhe tastierë zyrtare

Prishtinë | 11 Pri 2019 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Raspberry Pi Foundation e ka publikuar miun dhe tastierën zyrtare për kompjuterët e vet të popullarizuar single-board, shkruan IoThub.

Tastiera i ka 78 taste, dhe e përfshinë një USB hub me tri porte dhe koneksione USB type-A. Porti Micro-USB e lidh tastierën me Raspberry Pi. Tani për tani tastiera është e përshtatur për përdoruesit në Angli, Francë, Gjermani, Spanjë dhe Itali, ndërsa Raspberry Pi Foundation premton edhe më shumë modele në të ardhmen.

Gjithashtu rekomandohet që me tastierën ta përdorni edhe miun e ri, i cili vjen me dy taste dhe topthin click-scroll. Të dy pajisjet ofrohen në një gamë të gjerë ngjyrash, shkruan KOHA Ditore.

Miu dhe tastiera Raspberry Pi janë në dispozicion për blerje online, me një çmim prej 17 dollarësh për tastierën dhe 8 dollarë për miun.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme