Reklamuesit aktivë në Instagram rriten nga 0 në 500,000 për një vit

Prishtinë | 24 Sht 2016 | 14:40 | Nga

Para një viti, Instagram hapi mundësinë e reklamimit për bizneset përreth globit në rrjetin social. Pesë muaj pas lançimit, ai lajmëroi se kishte arritur 200,000 reklamues që shpërndanin produktet dhe shërbimet e tyre ne platformë.

Ndërsa sot, Instagram ka më shumë se dyfishin e këtij numri të reklamueseve aktivë, ku numërohen rreth 500,000 të tillë. Instagram raporton se 1.5 milionë përdorues e kanë kthyer llogarinë e tyre në profil biznesi, një opsion që Insta e lançoi në fillim të këtij viti.

Në blog postin e tij të lajmërimeve, kompania tha se formate të reja të reklamave do të vinin së shpejti dhe ato do t’i ndihmonin më shumë bizneset në shpërndarjen e reklamave më përmbajtje më specifike tek përdoruesit e Instagram.

Në një deklaratë të bërë, zëri president i Instagram, James Quarles, tha se nuk ka përgjigje të prerë nëse reklamat do bëhen apo jo më të shpeshta në faqet e përdorueseve. Më shumë se tek shpeshtësia, Instagram është fokusuar në shpërndarjen e përshtatshme të tyre, kështu që reklamat takojnë përdoruesit në kohën e duhur duke bërë kështu më të mirën për investimin tek reklamuesit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme