Rikthehet Parleri, rrjeti social i bllokuar pas trazirave në Capiol

Prishtinë | 16 Shk 2021 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Rrjeti social Parler është rifunksionalizuar në në botën e internetit. Ai u rikthye të hënën në internet pas një muaji kur ishte pezulluar nga Amazon Web Services.

“Flisni lirshëm dhe shprehuni hapur dhe pa frikë se mund të ndaloheni për pikëpamjet tuaja.”, thuhet në njoftimin e Parlerit të publikuar në ballinën e rrjetit social.

Përmbajtja e Parlerit para se të largohej nuk është më e qasshme derisa ka bërë me dije se më “nuk do të anulohet”, shkruan CNN.

Kthimi i faqes në internet shënoi rihapjen e rrjetit social pas zbulimeve që disa nga protestuesit e Capitolit në SHBA kishin organizuar konflikte.

Të ngjashme