Risi nga Apple: Iphone do t’i njohë fytyrat tona

Prishtinë | 24 Shk 2017 | 22:00 | Nga

Javën e kaluar kanë qarkulluar disa spekulime të ndryshme të cilat supozonin se iPhone 8 dhe 8 Plus do të vijnë me mundësi të njohjes së tipareve të fytyrës, për rritje të sigurisë.

Sipas një raporti të ri, Apple ka blerë kompaninë RealFace, e cila është e specializuar në produktet e njohjes së fytyrës.

RealFace është kompani nga Izraeli, e themeluar në 2014 dhe që deri më tash ka zhvilluar softuere të njohjes së fytyrës që përdorin kyçjen e mençur biometrike.

Softueri i njohjes së fytyrës që ka krijuar kompania mund të përdoret si alternativë ndaj gjurmëve të gishtërinjve për kyçje në një pajisje. Kjo teknologji pritet të jetë pjesë e iPhone-ëve të këtij viti.

Deri tani, nuk ka detaje se sa i ka kushtuar Apple blerja e RealFace dhe poashtu nuk ka asnjë konfirmim nga asnjëra prej kompanive për këtë blerje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme