Risia e fundit, Facebooku vjen në televizorët tuaj

Prishtinë | 17 Shk 2017 | 00:19 | Nga

Facebooku ka lansuar një aplikacion për televizorët e mençur duke sjellë rrjetin social në ekrane akoma edhe më të mëdha.

Aplikacioni do të ofrohet për Apple TV, Samsung Smart TV dhe Amazon Fire TV, lajmëroi kompania në një postim në blog.

Facebook gjithashtu tha se përmes aplikacionit, përdoruesit mundet jo vetëm të navigojnë në furnizuesin e lajmeve por edhe të shikojnë video. Ato do të luhen me zë dhe ndërsa navigoni duke u larguar prej videos, volumi do të ulet automatikisht.

Ishte “Wall Street Journal” që raportoi muajin e kaluar se Facebook kishte krijuar një aplikacion televiziv duke i hapur rrugë kompanisë për reklamim në televizorët tanë.

Shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg premtoi në fillim të këtij muaji më shumë investim drejt përmbajtjeve video. Vitin e kaluar Facebook solli transmetimet live të cilat janë kërcënimi kryesor i transmetimeve televizive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme