“Rrëshqitja” e radhës nga Facebook, alarmon të gjithë përdoruesit

Prishtinë | 13 Shk 2019 | 18:17 | Nga Ekonomia Online

Facebook është padyshim platforma më e popullarizuar e rrjeteve sociale në botë, e përdorur nga përdoruesit e rinj e të moshuar.

Kohët e fundit, një hulumtues belg i kibernetikës hasi në një “rrëshqitje” të çuditshme në funksionin e kërkimit të Facebook-ut, i cili lejoi vetëm të kërkonte fotot e miqve të tij të gjinisë femrore por jo të miqve të tij mashkullor, transmeton lajmi.net.

Ky gabim – i raportuar në Twitter më parë këtë javë – është vërtetuar edhe nga të tjerët, si TheNextWeb, i cili njoftoi se ishte në gjendje të përsëriste këtë gabim në llogaritë e ndryshme të Facebook.

Megjithatë, në rastin e problemit të kërkimit të Facebook-ut, De Ceukelaire i tregon TheNextWeb se ai hasi në këtë anomali thjesht rastësisht.

Ai gjithashtu ka ilustruar përmes fotografive në Twitter problemin e lartcekur, megjithëse teksti është në gjuhën belge. /Lajmi.net/

View image on Twitter
View image on Twitter

Inti De Ceukelaire@intidc

?

Facebook heeft dit weekend hun creepy verborgen zoekfunctie stiekem aangepast. Je kan nu geen verborgen foto’s meer opvragen van je mannelijke vrienden. Vrouwen kan/mag je wel nog stalken. 378:14 AM – Feb 11, 2019See Inti De Ceukelaire’s other Tweets

Të ngjashme