Rrjetet sociale ndihmojnë punëkërkuesit

Prishtinë | 31 Tet 2016 | 15:25 | Nga

LinkedIn, Facebook e Twitter janë ndër rrjetet sociale që janë përdorur më shumti nga kompanitë për rekrutim të punonjësve, sipas një studimi të bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nisur nga një studim i revistës SHRM lidhur me rrjetet sociale më shumë se 56% e organizatave përdorin websitet e rrjeteve sociale kur rekrutojnë kandidatë potencial. Kjo është një rritje e konsiderueshme që prej 2008 duke marrë parasysh faktin se më parë, më pak se 34% e organizatave i përdornin këto site si mjete rekrutimi.

Ndërmjet organizatave të cilat kanë përdorur rrjetet sociale për rekrutim, rrjeti më i përdorur social është LinkedIn me 95%  sipas një studimi të bërë së fundi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbas LinkedIn vendin e dytë e zë Facebook me 58% dhe Twitter me 42%.

Përqindja e të anketuarve të cilët besojnë se  këto rrjete sociale janë efikase për rekrutimin e kandidatëve me profil menaxherial dhe ekzekutiv  është rritur që në vitin 2008.

Megjithatë për punëkërkuesit ky mjet i ri rekrutimi mund të jetë një thikë me dy presa gjithçka varet nga informacioni që punëkërkuesit mundësojnë në këto site. 35% e rekrutuesve kanë eliminuar kandidatë duke u bazuar vetëm në informacionin e gjetur në këto site. Nisur nga këto fakte janë për t’u pasur parasysh se:

• Është e rëndësishme që të ndërtoni një  prezencë profesionale online për karrierën tuaj, sigurohuni që të keni një grup të madh kontaktesh online dhe qëndroni i mirinformuar gjatë gjithë kohës.
• Kontrolloni se çfarë informacioni lidhur me ju qarkullon online. Sigurohuni duke e bërë Google emrin tuaj në mënyrë që të dini saktësisht se çfarë mund të shohin të tjerët.
• Shndërrohuni në një asset për komunitetin. Tregoni interesat tuaja nëpërmjet këtyre rrjeteve sociale për shembull. Nëse lexoni një artikull interesant atëherë ndajeni dhe me të tjerët online në këtë mënyrë do t’i shtoni vlera prezencës tuaj online.
• Krijoni sa me shumë lidhje profesionale, duhet të bëni përshtypje tek punonjësit. Formoni lidhje cilësore online me ish kolegë, klientë, mësues etj. Nuk i dihet kurrë se kush mund të njoh dikë që ju e njihni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme