RS Q8-shi del të jetë edhe më i shpejtë se sa që deklarohet nga Audia

Prishtinë | 23 Dhj 2019 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

SUV-i më i shpejtë e më i fuqishëm ndonjëherë, Audi RS Q8 ka dal të jetë edhe më i shpejtë se sa që thuhet.

Marka gjermane thotë se kjo veturë është version më i lirë i Lamborghini Urusit, i cili shpejtësinë nga 0 në 100km/orë e arrin për 3.8 sekonda, por testet në jetën reale kanë zbuluar se RS Q8-shi realisht është më i shpejtë për dy të dhjetat e sekondës.

Ueb faqja automobilistike ‘motor1’ në bashkëpunim me ‘Auditography’ kanë instaluar kamera e teknologji testuese në RS Q8, transmeton Koha.net.

Sipas teknologjisë së tyre, Audi RS Q8 shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 3.58 sekonda, e jo ashtu si deklaron kjo kompani, për 3.6 sekonda.

Gjatë testimeve të tyre, ky Audi RS Q8 me 600 kuajfuqi, shpejtësinë nga 0 në 200km/orë e ka arritur për 11.71 sekonda.

Ashtu siç shihet në video, ky RS Q8, i përdorur nga Audia për të fituar titullin e SUV-in më të shpejtë në pistën e Nurburgring, ka një ngjyrë e përditësime speciale nga jashtë.

Të ngjashme