Samsung bën gati Galaxy C7 Pro

Prishtinë | 09 Jan 2017 | 09:16 | Nga

Samsung pritet të lansoj Galaxy C7 Pro dhe Galaxy C5 Pro që do të jenë pasues në linjën e telefonit Galaxy C9 Pro.

Data e spekuluar e lansimit të pajisjeve të reja pritet të jetë 21 janari. Dikush që ka pronësi të një C7 Pro ka sjellur disa imazhe të pajisjes, duke e portretizuar atë në shumë kënde.

Më poshtë mund të shihni imazhet e rrjedhura që shfaqin pamjen fizike të C7 Pro.

Galaxy C7 Pro pritet të vijë me ekran të rezolucionit 1080p dhe madhësi prej 5.7 inç, procesorin Snapdragon 626, RAM memorien prej 4GB dhe hapësirën ruajtëse me 64GB kapacitet.

Dy kamerat në anët e kundërta pritet të vijnë me nga 16MP ndërsa bateria thuhet se do të ketë kapacitet prej 3,300 mAh.

Pajisja do të punojë me Android 6.0.1 Marshmallow dhe do të lansohet së pari në Kinë me vlerë prej 404 dollarëve.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme