Samsung dhe Ipko sjellin modelet e reja Galaxy A (2017)

Prishtinë | 03 Shk 2017 | 16:14 | Nga

Samsung dhe Ipko  ka lansuar serinë më të re të telefonave GalaxyA, duke përfshirë modelin A5 me 5.2-inç dhe A3 me 4.7-inç me përmirësime që ofrojnë dizajn të bukur dhe performancë të fuqishme. Në Samsung, ne gjithmonë duam të sigurohemi që klientët tanë kanë produktet më të avancuara nëka thënë DJ Koh, President i Biznesit të Komunikimit Mobil në Samsung Electronics. Seria e fundit e Galaxy A është një testament për këtë. Ne kemi integruar qasjen tonë unike të dizajnit dhe karakteristikave që konsumatorët e Galaxy i duan, për të siguruar performancë të shtuar pa bërë kompromise në stil.

Galaxy A përmban kornizë metalike premium dhe qelqin 3D që bazohet mbi trashëgiminë e dizajnit premium që ofron Samsung. Me kamerën e hijshme dhe butonin kyç, pajisja është më e plotë se kurrë si dhe e përshtatshme për ta mbajtur dhe përdorë. Galaxy A është në dispozicion në katër ngjyra elegante duke përfshirë Black Sky, Gold Sand, Blue Mist dhe Peach Cloud.

“Në partneritet me Samsung, Ipko po lanson inovacionet e fundit mobile në tregun kosovar. Me shumë krenari ne po i prezantojmë modelet më të reja të serisë Galaxy A, në të njëjtën kohë datë sikurse në tregjet më të mëdha evropiane. Edhe një herë tjetër, Ipko po e vendosë Kosovën në hartën botërore të shteteve që janë të orientuara në pajisjet mobile së pari, për ta fuqizuar edhe më shumë kompaninë si lider të padiskutueshëm të produkteve dhe shërbimeve innovative” ka thënë Robert Erzin, Drejtor Ekzekutiv në Ipko.

Kapni kujtimet e rëndësishme me dy kamerat e avancuara në anën e përparme dhe të pasme me nga 16-megapiksel, të cilat tani janë më të qëndrueshme, me auto-fokus më të saktë, që rezultojnë në fotografi dhe selfie më të gjalla dhe më të qarta, madje edhe në kushte të ndriçimit më të ulët. Me Galaxy A, shkrepja e selfie’ve nuk ka qenë kurrë më e lehtë. Prekni kudo në ekran për shkrepur lehtë një selfie me rezolucion më të lartë me butonin e lëvizshëm të kamerës dhe përdorni ndriçimin e përparmë të ekranit për foto të ndritshme.

Kamera në Galaxy A ofron një ndërfaqe të thjeshtuar, duke përfshirë edhe kalimin e lehtë dhe të shpejt për ndryshimin e stileve ose filterëve të menjëhershëm për të aktivizuar efektet e fotografive. Përdoruesit mund të provojnë forma të tilla si Food Mode, të zgjedhin fotot dhe të përmirësojnë ngjyrën e tyre. Galaxy A lehtëson edhe detyrat e përditshme. Për herë të parë në serinë Galaxy A, telefoni ofron standardin IP68 për rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit, duke e lejuar atë për t'i bërë ballë shiut, djersëve, rërës dhe pluhurit dhe duke e bërë pajisjen të përshtatshme për pothuajse çdo aktivitet apo situatë.

Galaxy A ofron memorie më të madhe dhe të zgjeruar, si dhe hapësirë për ruajtje e cila mund të rritet me mbështetje të kartelës microSD, deri në 256GB. Me jetë më të gjatë të baterisë për tu përshtatur me stilin e jetesës aktive të përdoruesve dhe Fast Charge, pajisja mbushet shumë shpejtë. Galaxy A është e pajisur me portin e kthyeshëm USB Type- C për lidhje më të lehtë, dhe mbushjen pa vështirësi. Pajisja gjithashtu ofron funksionin Always On, kështu që përdoruesit mund të shohin shpejt kohën dhe kalendarin pa e aktivizuar pajisjen, duke kursyer kohën dhe baterinë.unnamed

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme