Samsung do të investojë 20 milionë në inteligjencë artificiale dhe në rrjetin 5G

Prishtinë | 07 Sht 2018 | 11:21 | Nga

Kompania Samsung do të investojë 20 milionë dollarë në zhvillimin e teknologjisë artificiale gjatë tre viteve të ardhshëm, sipas një raporti nga CNBC.

Shuma e 20 milionë dollarësh do të përdoret për të zhvilluar një shumëllojshmëri të teknologjive të reja si dhe kompentëve të rrjetit 5G i cili besohet të inkuadrohet në vitet e ardhshëm.

Samsung ka premtuar rreth 40.000 vende pune gjatë tre viteve ku 1.000 prej tyre do të pozicionohen për studiuesit e teknologjisë artificiale në mbarë botën.

Kompania ka pasur humbje të fitimeve në tremujorin e fundit vetëm (me 4 pikë përqindjeje) pasi rezultoi për shkak të shitjeve më pak se mesatarja, duke përmendur shitjet e “ngadalshme” të Galaxy S9.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme