Samsung dyfishon të ardhurat, pavarësisht problemeve

Prishtinë | 24 Jan 2017 | 18:53 | Nga

Të ardhurat e prodhuesit të smartfonave “Samsung” për tremujorin e fundit të vitit 2016 janë dyfishuar më shumë se të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi sot kompania koreanojugore e smartfonave në një depozitim të tregut të aksioneve.

“Fitimi neto për tremujorin u rrit në 6,13 miliardë dollarë pas rritjes së çmimeve të paneleve të ekranit dhe të kartave të memories”, tha Samsung.

Fitimet për tremujorin e fundit të vitit 2015 ishin 3,22 trilionë von (monedha koreanojugore).

Shitjet e celularëve u rritën për shkak të shitjeve të smartfonëve premium të Samsungut, “Galaxy S7” dhe “S7 Edge”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme