Samsung Galaxy Note 7 së shpejti në Nougat!

Prishtinë | 15 Gus 2016 | 14:05 | Nga

Samsung Galaxy Note 7 është lansuar së fundmi dhe punon me sistemin operativ Android Marshmalloë.
Tani mund të kemi detajet rreth kohës kur kjo pajisje do të marr përditësimin më të ri të Android, versionin Nougat.

Pajisjet e para që punojnë me Android Nougat pritet të lansohen muajin e ardhshëm. Ndër pajisjet e para që do të funksionojë me Android N do të jetë edhe LG V20.

Sipas Korea Times, Note 7 do të përditësohet me Android Nougat pas dy deri tre muajt e ardhshëm.
Samsung ka konfirmuar se do t’i nevojitet kjo kohë për të sjellur Nougat në Note 7, ndërkohë që pritet që edhe Galaxy S7 dhe S7 Edge të marrin sistemin e ri operativ në të njejtën kohë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme