Samsung Galaxy S8 do të jetë telefoni më i mirë në Android?

Prishtinë | 21 Nën 2016 | 09:05 | Nga

Samsung Galaxy S8 do të jetë telefoni më i fuqishëm Android ndonjëherë. Me lansimin në vitin e ardhshëm, kjo pajisje do të paketojë ekran më të madh dhe më të ndritshëm, kamerë më të detajuar dhe harduer tepër të fuqishëm.

Së fundmi, Samsung ka zbuluar detaje të reja rreth harduerit duke bërë të ditur se është në bashkëpunim me Qualcomm për të sjell procesorin e ri në Galaxy S8.

Në ndërkohë, Qualcomm, procesorët e të cilëve mund të gjenden në telefonat më të mirë Android, ka konfirmuar procesorin e ardhshëm – Snapdragon 835.

Ky procesor do të jetë më i fuqishmi ndonjëherë, duke paketuar përmirësime në fuqinë kalkulative, jetëgjatësinë e baterisë dhe të tjera. Snapdragon 835 do të shfaqet në telefonat e rinj vitin e ardhshëm.

Siç duket, Samsung është duke bashkëpunuar me Qualcomm për të prodhuar Snapdragon 835 që do të jetë procesori i parë i kompanisë i madhësisë 10 nanometra.

Pajisja e parë që do të përdor Snapdragon 835 do të shfaqet në tremujorin e parë të 2017 që do të thotë se Samsung Galaxy S8 do të jetë kandidat kryesor.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme