Samsung: Galaxy S9 nuk po ecën dhe aq mirë

Prishtinë | 31 Kor 2018 | 09:09 | Nga

Të ardhurat tremujore të Samsung Electronics janë publikuar dhe shihet se Samsung ka pasur një fitim prej 14,87 trilionë dollarë mbi shitjet në vlerën 58,4 trilionë, që do të thotë 4% më pak të ardhura nga viti i kaluar.

Telefoni më i rëndësishëm i kompanisë këtë vit, Galaxy S9, doli në shitje në fund të tremujorit të kaluar, por Samsung e përshkruan performancën e tij si “të ngadaltë”.

Në fillim të këtij muaji, analistët parashikuan se ky celular do të ishte më i keqi përsa i përket shitjeve që nga Galaxy S3 i vitit 2012.

Pajisja Samsung që ka ecur më mirë kanë qenë televizorët, kjo edhe falë Kupës së Botës që u luajt këtë verë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme