Samsung paditet për 3 miliardë dollarë për shkelje të patentës për njohje të gishtave

Prishtinë | 14 Pri 2018 | 14:05 | Nga

Një luftë e re gjyqësore ka goditur Samsungun për patenta, të cilat si duket nuk do të përfundojnë kurrë për këtë kompani.

Kompania koreane është paditur në një gjykatë në Teksas nga PACid technologies, e cila është një kompani amerikane për enkriptimin e të dhënave.

Kompensimi i kërkuar nga kjo kompani arrin 2.82 miliardë dollarë, krahasuar me shitjet e pajisjeve të Samsung që nga 2016-ta.

PACid Technologies pohon se shumica e modeleve, duke përfshirë Galaxy S6 edge, Galaxy S7, Galaxy S7 edge, Galaxy S8, Galaxy S8+, ishin të pajisur me softuerin që ka metoda të tyre të enkriptimit të të dhënave.

Kjo përfshinë sistemin operativ biometrik Pass si dhe platformën Knox.

Shuma 2.82 miliardë dollarë është llogaritur me një shumë solide prej 3 dollarësh për smartfonë të shitur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme