“Samsung” paralajmëron sensorin e parë mobil për fotografim 0.7 μm-pixel

Prishtinë | 27 Sht 2019 | 08:45 | Nga Ekonomia Online

“Samsung Electronics” ka ca kohë që po i shtyn kufijtë e sensorëve për fotografim për pajisje mobile. Tani kompania e Koresë së Jugut e ka prezantuar 43.7MP Samsung ISOCELL Slim GH1, i cili e paraqet sensorin e parë mobil në botë 0.7 μm-pixel, raporton Neowin.

Kjo do të thotë se sensori i ka rreth 43.7 milionë pixelë, ku secili ka dimensione prej 0.7 mikrometra, të gjitha të vendosura në një pako për të cilën prodhuesi beson se është mjaft kompakte për telefonat e sotëm të vegjël pa kornizë.

ISOCELL Slim GH1 karakterizohet nga ISOCELL Plus, e cila është teknologjia më e re e Samsungut për izolim të pikselëve, dhe ndihmon në mbledhjen më të madhe të informacioneve të dritës dhe ngjyrave, për të krijuar foto më të detajuara dhe të gjalla, shkruan KOHA Ditore. Në situatat me dritë të ulët, Slim GH1 e përdor Tetracell – një teknologji kjo e bashkimit të pikselëve që ofron ndjeshmëri më të lartë ndaj dritës, ekuivalente me sensorin 1.4 μm pixel.

Image

Sensori i ri mobil 0,7 μm-pixel e mbështet EIS (stabilizimin elektronik të fotografisë) dhe Super PD (teknologjinë e autofokusit me detektim fazor). Samsungu gjithashtu pohon se Slim GH1 mundëson shfaqje më të detajuar të sfondit, veçanërisht në videon 4K me rezolucion të lartë prej 60fps.

Sensori i Samsungut ISOCELL Slim GH1 do të dalë në prodhim deri në fund të vitit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme