Samsungu prezanton Galaxy S8 dhe S8+

Prishtinë | 30 Mar 2017 | 19:59 | Nga

Samsung është rikthyer. Pasi i shkaktoi jo pak probleme Galaxy Note 7, Samsung beson se ka gjetur forcën e duhur dhe ajo quhet Galaxy S8 dhe S8+.

Këto dy telefonë janë bërë që ju të harroni ato që keni kaluar me Note 7-ën. Karakteristika e cila bie më së shumti në sy është ekrani i cili mbulon hapësirën më të madhe të pjesës frontale të telefonit.

Samsung e quan ekrani INFINTY, i cili sakrifikoi edhe butonin fizik për ta zëvendësuar me një me prekje i ndjeshëm ndaj presionit.

Me S8-ën Samsung është rikthyer në tregun e telefonëve të rangut të lartë bujshëm dhe nëse nuk përballen me probleme prodhimi në të ardhmen, ky telefon do e ngjisë kompaninë në shkallët më të larta të suksesit.

Në shitje nga data 28 prill, telefoni do të kushtojë 720 dollarë për modelin standart dhe 840 dollarë për modelin S8+.

Edhe më i madh

Ndryshe nga modelet e kaluara Samsung ka menduar të implementojë ekranin e lakuar në të dy versionet i njohur si Edge. Ekrani zë 83% të pjesës frontale të telefonit.

Janë dy madhësi ekranesh: 5.8 inç dhe 6.2 inç ku që të dy kanë rezolucion 2960×1440 me dendësi pikselash prej 570 dhe 529ppi respektivisht.

Si S7-ta, edhe S8 ruan të njëjtën trashësi prej 8 milimetrash por është 6.5 mm më i gjatë se S7-ta. Telefoni do të ofrohet në tre ngjyra: Zezë, Gri dhe Argjendtë.

Në brendësi gjendet një procesor Snapdragon 835, 4GB RAM dhe 64GB memorje e brendshme. Samsung ka menduar edhe për kartat SD. Në pjesën e pasme gjendet një kamer 12 megapiksel “Dual Pixel” ndërsa frontale 8 megapiksel me autofokus. Edhe njëherë tjetër telefonat ngelen rezistent ndaj ujit dhe pluhurit falë certifikimit IP68.

Skaneri i shenjave të gishtërinjve do të qëndrojë ngjitur me kamerën e telefonit i cili gjithashtu përmban skaner iris dhe teknologji të njohjes së fytyrës.

Inteligjenca artificiale

Gjatë aktivitetit Unpacked, Samsung foli gjerë e gjatë për asistentin dixhital të S8-ës. I njohur me emrin Bixby, shërbimi është dizenjuar “për ta bërë jetën tuaj më të lehtë.”

U përgjigjet komandave zanore dhe bazohet gjerësisht në kontekstin dhe përdorimin aktual të telefonit nga ana e përdoruesit. Shfrytëzon realitetin virtual për të skanuar pajisjet me kamerën e telefonit dhe mbështet mbi 50 gjuhë.

Si pjesa më e madhe e konkurrentëve, Bixby përdor një zë femre. Do të funksionojë me disa aplikacione në momentin e debutimit dhe është aq i zgjuar sa të kuptojë se çfarë po bëni gjatë kohës që jepni një komandë zanore.

Edhe në fillimet e tij do të jetë në gjendje tu përgjigje pyetjeve të përgjithshme, në të ardhme një përditësim pritet ti shtoj akoma edhe më tepër funksionalitete. Sa i përket ndërfaqes së aplikacionit, ngjan së tepërmi me Google Now. Ajo mund të përshtatet për të përfshirë informacion personal si fitnesi, moti, përkujtues etj.

I sigurtë

Siguria e baterisë, pikëpyetja më e madhe. Galaxy S8-ta ka kaluar me sukses testimet e tetë pikave të sigurisë së baterisë falë një angazhimi në inovacion dhe cilësi tha Samsung.

Në fund të fundit, S8+ ka bateri me kapacitet 3,500 mAh ndërsa S8-ta standart 3 000 mAh. Të dy modelet kanë teknologjinë e ngarkimit wireless e madje portë 3.5 mm kufjesh. Bashkëpunimi mes Samsung dhe Harman solli në jetë kufjet AKG vetëm për Samsung Galaxy S8 të cilat do të jenë pjesë e paketimit dhe sipas kompanisë kushtojnë 99 dollarë.

Eksplorimi i universit

S8-ta është vetëm një komponent i strategjisë së re së kompanisë falë dy produkteve të reja Samsung Connect dhe DeX. Që të tre janë pjesë e një ekosistemi i cili ka në fokus produktivitetin.

Samsung Connect është një router Wi-Fi 4×4 Mu-Mimo mesh. Është dizenjuar për të lidhur të gjitha pajisjet Samsung me njëra tjetrën dhe ndërtuar një rrjet interneti gjërash në shtëpinë tuaj.

Konkretisht mund të ndizni dritat apo të ndizni lavatriçen kur largoheni nga shtëpia.

Sakaq DeX është dizajnuar si një zgjidhje portative e cila shndërron telefonin tuaj në një minikompjuter nëse e lidhni me një monitor. DeX lidhet përmes USB dhe Bluetooth. Doku në vetvehte ka dy porta USB, një ethernet dhe një HDMI.

Jo të parëndësishme

Gjatë aktivitetit Unpacked Samsung prezantoi kamerat e reja Gear VR dhe Gear 360. Përveç një dizajni të ri për të akomoduar S8-ën, Gear VR ka kontrollorët të përfshirë si Google Daydream me katër butonë dhe ekran me prekje.

Gear 360 ka një dizajn të ri. Në vend të një sfere tashmë është një shkop i vogël dhe më i lehtë për tu mbajtur gjatë udhëtimeve. Bateria ende nuk mund të zëvendësohet ndërsa karta SD po. Mund të realizoni video 4K dhe transmetoni live në 2K.

Samsung Galaxy S8-ta mund të porositet online nga dita e Enjte, datë 30 mars ndërsa në shitje është pas datës 21 prill. Të gjitha porositë përfshijnë Gear VR dhe një pako lojërash Oculus.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme