Samsung prezanton smartfonin e ri Galaxy On8

Prishtinë | 27 Sht 2016 | 18:45 | Nga

Samsung ka prezantuar edhe një smartfon të ri me Android, të quajtur Galaxy On8 ndërsa ai do të lansohet më 2 tetor në Indi, transmeton koha.net.

Samsung Galaxy On9 do të ketë ekranin 5.5 inch Super AMOLED, procesorin do ta ketë orta core 1.6GHz dhe 3GB RAM.

Memorien e integruar do ta ketë 16GB, kamerën nga para 5 megapixel për Selfie ndërsa nga pas 13 megapixel për foto e video.
Samsung Galaxy On8 do të ketë baterinë 3300 mAh, ndërsa përkrah edhe lidhjen 4G LTE, transmeton koha.net.

Çmimi i kësaj pajisjeje do të jetë vetëm 240 dollarë, ndërsa fillimisht do të shitet vetëm në Indi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme