Samsung publikon videon paralajmëruese të Galaxy S8

Prishtinë | 27 Shk 2017 | 12:14 | Nga

Samsung ka tejkaluar panairin MWC në Barcelonë sa i përket telefonave, por në të njëjtën ditë që prezantoi tabletët e rinj, kompania ka njoftuar edhe për datën e lansimit të telefonit më të ri.
Galaxy S8 do të vijë më 29 mars.

Kompania ka publikuar një video-paralajmëruese të telefonit të ri duke mos dhënë detaje të tjera.

Raportohet se Galaxy S8 do të vijë në dy modele, me madhësi 5.8 dhe 6.2-inç. Ai pritet të ketë procesor Snapdragon 835, 4GB RAM dhe 64GB hapësirë të brendshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme