Samsung së shpejti vjen me rivalin e iPad

Prishtinë | 02 Shk 2017 | 16:25 | Nga

Një faqe koreane ka thënë se Samsung po e bën gati rivalin e tabletat të famshëm të Apple, iPad. Sipas këtyre burimeve thuhet se tableti i Samsung do të lansohet më 26 shkurt, një ditë para lansimit zyrtar të telefonit premium të LG – G6.

Sipas gjitha gjasave, Samsung do ta lan-sojë modelin e ri të tabletit të saj – Galaxy Tab S3.

Galaxy Tab S3 thuhet se do të vijë në dy variante – me versionin LTE dhe opsionin tjetër vetëm me Wi-Fi. Madhësia e ekranit për të dyja modelet do të jetë me 9.6-inç në 2048 x 1536 piksel në Qualcomm Snapdragon 820.

Kamera e pasme e tabletit do të ofrohet me 12MP, ajo e përparme do të ofrojë 5MP, ndërsa RAM memorie pritet të vijë me 4GB. Çmimi pritet të sillet rreth 608 dollarëve, kështu që nuk do të jetë i lirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme