Samsung zbulon tabletin e ri Galaxy Tab A 10.1 me çmim të lirë

Prishtinë | 17 Shk 2019 | 14:31 | Nga Ekonomia Online

Gjiganti jug-korean i teknologjisë, Samsung, ditë më parë ka prezantuar serinë e tij të re të tabletëve Android, ndërsa tani ai ka zbuluar modelin Galaxy Tab A 10.1 (2019) – një tablet me çmim të përballueshëm që kushton sa gjysma e çmimit të Galaxy Tab S5e.

Samsung Galaxy Tab A 10.1 (2019) është zbuluar së bashku me Galaxy Tab S5e dhe do të jetë në dispozicion në disa shtete të Evropës dhe më vonë edhe në SHBA, shkruan phonearena.

Galaxy Tab A 10.1 (2019), po ashtu, vjen me 2 GB RAM memorie dhe 32 GB memorie të brendshme me mundësi zgjerimi deri në 400 GB përmes kartelës microSD, si dhe me procesor Exynos 7904.

Gjithashtu, Galaxy Tab A 10.1 (2019) vjen me ekran prej 10.1-inç Super AMOLED me rezolucion prej 1.920 x 1.200 pikselë, kamerën kryesore prej 8 megapikselë dhe atë të përparme prej 5 megapikselë, baterinë prej 6.150 mAh, transmeton Koha.net. Po ashtu, tableti i ri punon me sistemin operativ Android 9 Pie dhe do të ofrohet në dy versione – njëri që ofron mbështetje për lidhjen Wi-Fi dhe tjetri për LTE.

Sa i përket çmimit, Galaxy Tab A 10.1 (2019) do të jetë në dispozicion me çmim prej 210 euro (për modelin me Wi-Fi) dhe 270 euro (për LTE), si dhe do të shitet në tre ngjyra: të zezë, ari dhe të argjendtë.

Para-porositë për këtë tablet të ri do të fillojnë nga 14 marsi deri në 4 prill.

Image
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme