Së shpejti edhe dyert hapen me “smartphone”

Prishtinë | 03 Nën 2016 | 18:30 | Nga

Telefonat “e mençur” kanë përparuar në lidhje me sigurinë. “August Smart Lock” është duke synuar të ndryshojë me anë të sistemit të sigurisë “Smart Lock” mënyrën tradicionale të hapjes së derës.

Kjo gjë do të arrihet me anë të kontrollimit nga telefoni juaj i zgjuar. Kjo gjë do të bëhet duke i lejuar qasje çdo pjesëtari të familjes. Ky lloj sistemi përdor Bluetooth Le për të lidhur telefonin e zgjuar me “çelësat virtuale”.

“August Smart Lock” ka një bashkëpunim të ngushtë me Yves Behar dhe Jason Johnoson. Për këtë sistem nuk ka nevojë të ketë lidhje me WiFi ose fuqi të jashtme të nevojshme. Bateritë që përdor ky sistem janë të thjeshta.

Lock do ju sjellë një mesazh në mënyrë automatike sa herë që del apo hyn një mik në shtëpinë tuaj. Kontrolli në brendësi ka një tregues LED që tregon a është e bllokuar brava apo jo.

Zhurma që bën është e ndryshme në rast hapje dhe mbyllje. Ky sistem shërben për të bërë një shtëpi më të sigurt dhe më të avancuar teknologjikisht. Çmimi për këtë sistem është diku tek 199 dollarë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme