Sensori i ri i Samsung i hap rrugë kamerave 64-megapiksel tek smartfonët

Prishtinë | 10 Maj 2019 | 13:16 | Nga Ekonomia Online

Samsung ka parakaluar Sony në luftën e megapikselëve me lançimin e ISOCELL Bright GW1, sensori të parë në botë 64-megapiksel për smartfonët.

Çipi i cili ka më shumë rezolucion sesa sensor aktual i Samsung 48-megapiksel do të ketë të njëjtët piksel me madhësi 0.8-mikrometër.

Kjo do të thotë se ka për të qenë më i madh fizikisht por edhe të kapë më shumë dritë. Gjatë përdorimit normal Bright GW1 do të sillet si sensor 16-megapiksel duke shkrirë katër piksel në një në të njëjtën mënyrën si Samsung vepron me sensorët 48-megapiksel për të krijuar një sensor 12-megapiksel.

Si rezultat hapësira efektive e pikselëve katërfishohet duke ju lejuar të kapni foto më të pastra dhe më të mprehta në dritë të paktë.

Megjithatë GW1 do ti lejojë përdoruesit që të përdorin plotësisht sensorin dhe prodhuar imazhe të plota 64-megapiksel. Ndërsa sensori i Sony IMX586 e ofron diçka të tillë, sensor 48-megapiksel aktual i Samsung e ka të pamundur.

Si rezultat Samsung vendosi të lançojë edhe një sensor tjetër, 48-megapiksel ISOCELL Bright GM2 për tu dhënë smartfonë fuqi 48-megapiksel.

Derisa Sony ti përgjigjet sensorit të ri të Samsung, ky i fundit mban kurorën. Samsung tha se do të fillojë prodhimin në masë të sensorit në gjysmën e dytë të 2019-ës. Ndërsa kompania shet sensorin për prodhuesit e tjerë, mbase mund ta rezervojë edhe për Galaxy Note 10 që do të debutojë në Gusht ose Shtator. 

Të ngjashme