Shfaqen pamjet e para të Samsung Galaxy S8

Prishtinë | 17 Jan 2017 | 10:23 | Nga

Data e lansimit të Samsung Galaxy S8 mund të jetë në muajin prill, por kjo nuk i ka ndalur njerëzit brenda dhe jashtë kompanisë jug koreane të publikojnë foto të reja të modelit të ri të telefonit që pritet të debutojë në tregun global.

Sipas fotove të para që janë publikuar online mund të thuhet se Samsung Galaxy S8 po duket mrekullueshëm.

Me skaje të holla dhe i lakuar, modeli më i ri i telefonit të Samsung – S8, shfaqet me korniza shumë më elegante dhe më të bukura sesa ato që janë në Samsung Galaxy S7 Edge.

Sipas rrjedhjeve të fundit, të cilat besohet se janë nxjerr nga kompanitë që merren me mbështjellës të telefonave, modeli më i ri i telefonit nuk do të ketë butonin e përparëm fizik, që i bie se e gjithë sipërfaqja e përparme do të jetë prej xhami.

Thashethemet e fundit kanë sugjeruar se me heqjen e butonit fizik, Samsung do të shtojë skanerin e integruar për gjurmë gishtash që do të jetë i vendosur në vetë ekranin e plotë prej xhami.

Megjithatë, dizajni mënjanë sepse Samsung Galaxy S8 thuhet se do të vijë me karakteristika tjera tejet të avancuara për industrinë mobile.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme