Shfaqet BMW i4 i maskuar, pritet të vijë me dy motorë elektrikë

Prishtinë | 25 Jan 2019 | 18:43 | Nga Ekonomia Online

Kompania prestigjioze gjermane e veturave, BMW, në panairin e vitit të kaluar në Gjenevë zyrtarisht ka konfirmuar se është duke përgatitur modelin e ri të familjes “i” (me emrin i4), si dhe ka zbuluar se ky model do të shfaqet në treg ka fundi i vitit 2020.

Tani, janë shfaqur disa fotografi në të cilat shihet BMW i4 elektrik, por i maskuar, gjatë transportimit, transmeton Koha.net. Ky model do të jetë njëri nga 25 modelet e elektrifikuara të BMW-së deri në vitin 2025, ndërsa 12 prej tyre do të jenë tërësisht elektrikë.

Gjithashtu, BMW i4 thuhet se do jetë në dispozicion me platformën CLAR, baterinë litium-jon, si dhe që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë do ta arrijë për 4 sekonda. Po ashtu, thuhet se varësisht nga versioni, ky i4 i ri do të mund të udhëtojë me vetëm një mbushje të baterisë nga 550 deri në 700 kilometra.

Për blerësit, po ashtu, do të jetë në dispozicion edhe versioni bazë me vetëm një motor elektrik dhe sistemin e tërheqjes me rrotat e pasme, si dhe top versioni me dy motorë elektrikë dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme