Shikoni historitë e Facebookut edhe përmes Messenger.com

Prishtinë | 10 Pri 2017 | 10:40 | Nga

Muajin e kaluar Facebook vijoi me lansimin e historive në aplikacionin Messenger. Ndërsa shumë prej nesh kanë kthyer vëmendjen nga aplikacionet iOS dhe Android, kompania e medies sociale e ka shtuar këtë veçori edhe në Messenger.com, versionin në ueb të aplikacionit.

Eksperienca nga Messenger.com është disi ndryshe nga aplikacionet mobile. Ndryshe nga Messenger në Android dhe iOS, në versionin ueb duhet të kërkoni profilin e një përdoruesit për të parë nëse kanë publikuar një histori.

Si dhe ueb aplikacioni nuk ju lejon publikimin e historive vetëm shikimin e tyre. Gjithashtu përdoruesit do të marrin ftesa për të parë historinë e dikujt brenda kutisë së komunikimit, dhe nëse e klikoni, përmbajtja do të shfaqet e theksuar si në aplikacion mobil.

Nuk është një çudi që Facebook nuk lejon publikimin nga Messenger.com, kjo sepse fleksibiliteti i ofruar nga një telefon apo tabletë është disa herë më i lartë nga një kompjuter desktop.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme