Shkencëtarët grekë krijojnë RAM-in më të shpejtë në botë

Prishtinë | 17 Qer 2019 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Shkencëtarët grekë, nga Universiteti Aristotel në Selanik, si duket kanë arritur ta zgjidhin misterin e njohur si “Memory Wall”, si pjesë e krijimit të tyre më të fundit të RAM memories më të shpejtë në botë, raporton Ellines.

Duke e arritur një shpejtësi prej 10 Gb/s (gjë që e paraqet një shpejtësi dy herë më të shpejtë se memoria normale), shkencëtarët e rinj grekë kanë arritur sukses në atë që nuk e kanë arritur gjigandët teknologjikë botërorë. Në këtë arritje morën pjesë disa doktorë, profesorë dhe kandidatë të doktoraturës nga universiteti i sipërpërmendur.

Image

Christos Vagionas, shkencëtar dhe anëtar i grupit hulumtues ERAFOS, tha se inovacioni i tyre do të duhej të jetë i dobishëm në superkompjuterë, të cilët përdoren nga kompani të mëdha anembanë botës. Sipas tij, zakonisht nevojiten dekada që teknologjia për superkompjuterë të mundësohet për përdoruesit mainstream, shkruan KOHA Ditore.

Një nga pengesat kryesore me të cilat teknologjia kompjuterike po përballet nga viti në vit është se procesorët e rrisin shpejtësinë e tyre shumë më intensivisht se RAM-i. Kjo e krijon një boshllëk të madh në performancat e kompjuterëve, gjë që është problem i cili ende nuk është zgjidhur.

Ekipi i ri i hulumtuesve nga Greqia, pas dhjetë vjetësh pune shkencore, mund ta ketë krijuar një inovacion i cili mund ta zgjidhë këtë problem global në fushën e kompjuterëve. Në të ardhmen, priten performanca dhe rezultate edhe më të mira, pasi që ekipi hulumtues synon të studiojë memorien optike me më shumë qeliza memorike të cilat përdorin gjatësi të ndryshme valore të dritës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme