Shtohet dërgimi i “zarfave të kuq” digjitalë

Prishtinë | 12 Shk 2019 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Gjigantët kinezë të teknologjisë kanë raportuar një pjesëmarrje më të madhe në dërgimin e “zarfave të kuq” gjatë Festës së Pranverës, sipas CRI-së.

Afro 45 milionë individë morën pjesë në lojën e mbledhjes së “pesë bekimeve” në platformën e pagesës “Alipay”, për të marrë paratë fatsjellëse të ofruara nga gjiganti i internetit “Alibaba”, me një rritje vjetore 40 %, sipas “Ant Financial”, kompanisë financiare të “Alibaba”-s.

Numri i zarfeve të kuqe të dërguara ose të pranuara nëpërmjet “WeChat”-it, një aplikacion popullor mesazhesh çasti i “Tencent”-it, një tjetër kompani e njohur në fushën e pagesave të lëvizshme, u rrit me 7.12 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, duke arritur në 823 milionë nga 4 deri më 9 shkurt, sipas “Economic Information Daily”.

Dhënia e parave në zarf të kuq (hongbao) është një traditë gjatë Festës së Pranverës, duke u zhvendosur në internet falë rritjes së popullaritetit të pagesave të lëvizshme, me të cilat njerëzit përdorin aplikacione për të dërguar, mbledhur dhe tërhequr “hongbao” virtuale në smartfonat e tyre.

Më shumë kompani të teknologjisë janë përfshirë në garën e zarfave të kuq digjitalë, që kur “Tencent”-i e nisi këtë shërbim në “WeChat” në vitin 2014, duke tërhequr miliona përdorues të rinj në shërbimin e pagesave të lëvizshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme