Skoda planifikon një varg të gjerë të modeleve elektrike eRS

Prishtinë | 19 Kor 2018 | 15:35 | Nga

Historisë së Skoda’s në prodhimin e versioneve RS sportive të modeleve standarde do ti shtohet edhe asaj elektrike në të ardhmen e afërt.

Vetura e gjitha elektrike e Skoda’s që do të shkojë në linjat e prodhimit në masë, do të jetë Vision E Concept i zbuluar në 2017 në panairin e veturave në Gjenevë e që do të dalë në shitje në fund të 2020-ës, transmeton koha.net.

Ky model do të jetë i bazuar në platformën e VW Group MEB.

Anëtari i bordit të Skoda’s, Alain Favey ka thënë për ueb faqen automobilistike autoexpress se: “Logjika është e njëjtë, nuk ka të bëjë edhe aq me performansa. Motori ynë më i fuqishëm prodhon 245 kuaj fuqi, kështu që ne nuk jemi duke u munduar që të sfidojmë Ferrari’n tani”.

Favey ka konfirmuar se Skoda do ta ofrojë eRS e ri i cili do të jetë më shumë i fokusuar në manovrim e prezantim kozmetik se sa në performancat e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme