Skype tani ju mundëson ndarjen e ekranit Android në video-biseda në telefon

Prishtinë | 15 Pri 2019 | 12:40 | Nga Ekonomia Online

Pasi që u bë me funksionet, si turbullimi i prapavisë dhe klientëve për biseda të bazuara në ueb, Skype do ta ketë edhe mundësinë e ndarjes së ekranit me kontaktet – kjo e përfshin edhe mbështetjen si për desktop ashtu edhe për pajisjet Android dhe iOS, raporton KitGuru.

Microsofti thekson se funksioni do t’ua mundësojë përdoruesve të bashkëpunojnë në prezantimet e PowerPoint me kolegët, të shkojnë në shoping me miqtë online etj. Screenshotet, të ndara nga Microsofti, tregojnë se të gjitha që shfaqen në ekranin e përdoruesit, duke përfshirë njoftimet ekzistuese dhe të ardhshme, do të ndahen me të tjerët nëpërmjet funksionit screen sharing.

Funksioni i përshkruar do të jetë në dispozicion si në versionin e përdoruesit ashtu edhe për versionin e biznesit të Skype. Aktualisht, funksioni është i kufizuar vetëm në Skype Insider (beta tester) Program, shkruan KOHA Ditore.

Kohët e fundit, një tjetër opsion me Skype Preview është azhurnuar në version stabil, ndërsa bëhet fjalë për mundësinë që deri në 50 pjesëmarrës njëkohësisht të marrin pjesë në video biseda.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme