Sony dhe Microsoft bashkëpunim në fushën e lojërave online

Prishtinë | 19 Maj 2019 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Gjiganti japonez në fushën e elektronikës Sony dhe gjiganti i pajisjeve amerikane Microsoft njoftuan sot bashkëpunimin në fushën e lojërave të transmetuara në kohë reale, edhe pse prej vitesh ata konkurrojnë mes tyre.

Dy kompanitë nënshkruan një letër bashkëpunimi ku shprehin vullnetin për të studiuar zhvillime të përbashkëta që do të shoqërojë shërbimet e tyre në fushën e lojërave të transmetuara në kohë reale, e gjitha në bazën e platformës ‘’Azure de Microsoft’’.

Bëhet fjalë gjithashtu për një bashkëpunim të mundshëm në avancimin e gjysmëpërçuesve dhe teknologjive të inteligjencës artificiale (IA), duke u mbështetur ndër të tjera në aftësinë teknike të Sony për sensorët e pamjeve dhe progreset e arritura deri tani nga Microsoft në trajtimin e të dhënave.

“Edhe pse jemi konkurrentë në disa fusha, Microsoft është tashmë prej disa vitesh një partner kyç i Sony’’, u shpreh drejtuesi i grupit japonez, Kenichiro Yoshida, cituar në një komunikatë./Atsh/

Të ngjashme