Studentët nga Kosova krijojnë një aplikacion të ri

Prishtinë | 06 Tet 2016 | 16:04 | Nga

Aksion ALARM.com është projekt i zhvilluar nga disa të rinj kosovar të cilët studiojnë dhe veprojnë në Vjenë,

Këta student kanë prezantuar një platformë të re informimi ku përmes aplikacioneve mobile për Android dhe iOS ju mundëson përdoruesve kosovar të gjejnë produkte me zbritje, të shfletojnë katalog-je si dhe të abonohen në kompanitë e dëshiruara për të marrë njoftimet për zbritje në kohë reale drejtpërdrejt nga telefoni i tyre.

“Me këtë ide inovative këta të rinj besojnë që do ti ndihmojnë qytetarëve të Kosovës duke ofruar këtë platformë që do të ju mundësojë përdoruesve të kursejnë para dhe kohë.

 

Aplikacioni mundëson që përdoruesit të pranojnë kupona për zbritje, të abonohen për kompani të dëshiruara për të pranuar njoftime, të zgjedhin kategorinë dhe qytetin e dëshiruar. Të gjitha këto brenda një aplikacioni intuitiv që ka synim përdorimin sa më të lehtë.

Pjesë e aplikacionit do të jenë të gjitha kompanitë dhe brendet e mëdha në kategori të ndryshme si: Supermarkete, Elektromarkete, Mobileri dhe Enterier, Modë dhe Këpucë, Sport, Argjendari, Ndërtim dhe Kopsht, Vetura dhe Pajisje, Udhëtime dhe Hotele, Gastronomi, etj.

Disa nga funksionet e Aplikacionit :

• Të gjitha informatat në një vend: Ofertat, Zbritjet aktuale, Fletushkat, Katalogjet.

• Gjeni zbritjet e dëshiruara në qytetin tuaj.

• Shiko informatat e kompanive si: orarin, kontaktin dhe lokacionin.

• Shfleto fletushkat dhe katalogjet.

• Kërko kompanitë sipas kategorive”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e këtyre studentëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme