Super Flower prezanton furnizimin prej 2500W

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Nuk ekziston ndonjë numër i madh i përdoruesve të PC që kanë nevojë për më shumë se 1000 vatë të furnizimit të sistemit, por ata që kanë nevojë për këtë pa dyshim që përdorin komponentë jashtëzakonisht të fuqishëm, me disa sisteme të GPU dhe një numër të madh të bërthamave procesorike, raporton Tom’s Hardware.

Nga ana tjetër, me ardhjen e procesorëve me një numër të madh të bërthamave (si Ryzen Threadripper 2990WX) është e qartë se është shfaqur nevoja për furnizim shtesë me energji ashtu që sistemi të mbahet nën kontroll. Këtu hyn “në skenë” Super Flower me dizajnin e vet të jashtëzakonshëm 2500W Leadex Platinum.

Image

Siç thotë edhe emërtimi, 2500W Leadex Platinum është një furnizim me certifikimin Platinum 80+ dhe i cili siguron energji të mjaftueshme për t’i mbështetur katër sisteme normale për gaming. Nëse përsëri do të shfaqej kërkesa për mihjen e kriptovalutave, Super Flower me siguri nuk do të kishte fare problem të shiste sasi të mëdha të këtyre furnizimeve. Megjithatë, jashtë këtij tregu, ka pak situata ku një furnizimi aq i madh do të ishte i dobishëm, shkruan KOHA Ditore.

Një fushë tjetër, ku ky furnizim mund të zbatohet është tregu dual-system, ku spliterët ia mundësojnë trafos që t’i mbështesë dy sisteme komplete PC.

Aktualisht Super Flower nuk ka publikuar plane konkrete të lansimit, dhe as koston e trafos 2500W Leadex Platinum.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme