Supra e re vjen motor me gjashtë cilindra

Prishtinë | 09 Kor 2018 | 12:45 | Nga

Modeli më i ri Toyotas, Supra, do të prezantohet vikendin e ardhshëm në ngjarjen e njohur “Goodwood Festival of Speed” që do të mbahet në Britani të Madhe.

Publiku britanik do të ketë rastin të shohë modelin më të ri të prodhuesit japonez, por fatkeqësisht ai do të paraqitet në formë të kamufluar, të cilin Toyota e përdor që të mbulojë dizajnin e automobilave të rinj para premierës zyrtare.

Kur bëhet fjalë për motorin, Toyota ka konfirmuar se do të ketë gjashtë cilindra, por nuk ka dhënë më tepër detaje, transmeton ksp.

Spekulohet se bëhet fjalë për motorin benzinë 3.0-litër Turbo me origjinë nga BMW, i cili është me kapacitet prej 340 kuajfuqi.

Me këtë konfigurim motorik, Supra e re shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 4,5 sekonda, ndërsa më vonë në ofertë do të gjendet edhe versioni bazik me motor 2.0-litër me katër cilindra e kapacitet prej rreth 250 kuajfuqi.

Ngjarja “Goodwood Festival of Speed” do të mbahet nga data 12 deri 15 korrik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme