Surface Phone, smartfoni që shndërrohet në laptop dhe video-lojë

Prishtinë | 02 Kor 2018 | 10:26 | Nga

Disa ditë më parë, është shfaqur pajisja me emrin kodues Andromeda e cila në fakt është telefoni Surface i palosshëm.
Në dhjetor të vitit të kaluar, David Breyer pati publikuar disa fotografi të kësaj pajisjeje, ndërsa tani përsëri Breyer ka publikuar fotografitë e reja i cili është bazuar në dy opsione të Surface Phonet, transmeton Koha.net. Pra, ky telefon mund të shndërrohet në laptop dhe video-lojë.

Fotografia e Breyerit nën opsionin për laptop shfaq tastierën QWERTY në pjesën e poshtme të ekranit, ndërsa në opsionin për video-lojë (gaming) te pjesa e poshtme e ekranit shfaqen butonat kontrollues të Xboxit dhe vide-loja shfaqet në pjesën e sipërme të ekranit.

Surface Phone pritet të lansohet dikur më vonë këtë vit sepse Microsofti është duke shikuar mundësinë që të dalë në treg me telefonat e palosshëm para Samsungut. Samsungu pritet të lansojë smartfonin e saj të palosshëm Galaxy X në Kongresin Botëror të Celularëve i cili do të mbahet vitin e ardhshëm në muajin shkurt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme