Suzuki prezanton gjeneratën e tretë të motoçikletave Hayabusa

Prishtinë | 08 Shk 2021 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Suzuki ka prezantuar të shumëpriturën, gjeneratën e tretë të motoçikletave Hayabusa.

E zhvilluar për një shpejtësi të jashtëzakonshme, motoçikleta ka marrë azhurnime evolucionare të stilit, njoftoi të hënën “autoblog”.

E ndërtuar me mbi 550 pjesë të reja, gjenerata e tretë Hayabusa mbetet e ulët, e gjatë dhe e gjerë, si paraardhësit e saj. Dizajni i saj i përgjithshëm është më i mprehtë, megjithatë, të dy anët e motorit janë më të mëdha.

Hayabusa origjinale shpërtheu në treg kur arriti shpejtësinë më të madhe në botë si motoçikletë menjëherë pas prezantimit të saj në vitin 1999.

Modeli i gjeneratës së dytë i lansuar më 2008 u ndërtua në arritjet e paraardhësit të tij, ashtu si modeli i fundit, që mbështetet në dy gjeneratat paraardhëse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme