TCL gjatë CES do t’i prezantojë pajisjet televizive mini-LED të gjeneratës së ardhshme

Prishtinë | 04 Jan 2020 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Kompania TCL kohët e fundit theksoi se e ka prodhuar “TV-në e parë në botë me teknologjinë mini-LED”, në kuadër të serisë së vet 8, ndërsa kompania tani po i paralajmëron planet për ta lansuar gjeneratën e ardhshme të teknologjisë mini-LED në panairin Consumer Electronics Show (CES) në fillim të janarit, raporton HotHardware.

Kompania synon të jetë një lojtar i rëndësishëm në tregun global të televizorëve, ndërsa promovimi i teknologjisë mini-LED është një prej mënyrave për t’i arritur këto qëllime. Televizorët e TCL-së nga segmenti i sipërm e kanë një ndriçim të prapavijës mini-LED, me mbi 25,000 mini LED-e të cilat së bashku e ofrojnë një fotografi më të ndritshme.

Image

Nuk dihet se çfarë ndryshimesh do të implementojë TCL gjatë lansimit të televizorëve të vet me gjeneratën e ardhshme të teknologjisë mini-LED, shkruan KOHA Ditore. Është e mundur që do të ketë më shumë LED-e, ose disa funksione shtesë që punojnë krahas me ndriçimin e prapavijës.

Teknologjia mini-LED është interesante, sepse mund të prodhojë fotografi më të mirë sesa ekranet OLED, të gjitha pa efekt burn-in. TCL thekson se TV-të e gjeneratës së ardhshme mini-LED të kompanisë do ta ngrenë teknologjinë në nivel të ri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme