Të rinjtë krijojnë platformën elektronike për aviacionin civil

Prishtinë | 14 Sht 2017 | 13:23 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një grup i të rinjve pjesë e organizatave, Open Data Kosova dhe Girls Coding Kosova kanë krijuar një platformë elektronike për Agjencinë e Aviacionit Civil në Kosovë. Ky projekt është financuar nga UNICEF dhe Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA).

James Murgaju nga UNICEF, tha se është i privilegjuar që merr pjesë në lasimin e kësaj platforme e cila sipas tij do të rrisë mirëqenien në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

“Mirëqenia nënkupton që me i sjelle një jetë të mirë popullit të Kosovës dhe çfarë keni bërë ju është se ju keni ndikuar që të bëni jetën e njerëzve në Kosovë më të mirë, dhe një gjë e tillë duhet të vlerësohet”.

Blerta Thaçi, koordinatore e projektit-Techstitution, tha se përmes trajnimeve që kanë organizuar kanë ofruar mundësi për pjesëmarrësit që të mësojnë teknologji të cilat nuk ofrohen në universitete në Kosovë.

“Sot po finalizojmë punën një vjeçare në përgjithësi teknologjitë të cilat i kemi përdorur gjatë zhvillimit të trajnimeve kanë qenë Open Source teknologji për të cilat ne mundohemi të angazhohemi për studentë që të kenë rastin të mësojnë këto teknologji të cilat nuk janë prezentë në sistemin edukativ në sistemin e universitetit të Prishtinës ose ato private në të cilat janë më të rralla”, tha Thaçi.

Driton Gjonbalaj, nga Agjencia e Aviacionit Civil, tha se beson që përvoja e gjeneratave të reja në fushën informative do të mund të ndikonte në zhvillimin e institucioneve publike të Kosovës, raporton EO.

“Aviacioni civil është industri e teknologjisë së lartë dhe ne ri rregullator duhet të jemi në hap me zhvillimet teknologjike. Gjithashtu ne besojmë se institucionet publike në Republikën e Kosovës mund të zhvillohen shumë më shpejt nëse gjejnë mbështetje nga organizata si ju dhe nëse marrin diçka nga dija dhe përvoja juaj, qe po krijojnë gjenerata e reja e sidomos në fushën informative”, tha ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme