Tesla do të prodhojë 10 mijë Roadster në vit

Prishtinë | 05 Qer 2019 | 11:12 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Teslas pohon se fuqia e tij e dyfishtë e prodhimit të veturave do të ketë performancë më të mirë se rivalët e famshëm të prodhimit të super veturave në botë.

Elon Musk nuk fsheh ambiciet e mëdha që ka kur bëhet fjalë për gjeneratën e dytë të Roadster Tesla, transmeton koha.net.

Gjatë prezantimit të Roadster Tesla një vit më parë, Musk ka zbuluar se kjo veturë do të jetë e aftë që të arrijë shpejtësinë nga 0 në 100km/h për vetëm 2 sekonda e atë maksimale prej 402 km/h.

Ndërsa tani Tesla, e Elon Musk kanë për qëllim të prodhojnë 10 mijë kopje të tilla në vit.

Musk gjithashtu ka pohuar se motorët e rinj ‘Hyper Motors Tesla’ do të tejkalojnë performancat e prodhuesve tradicional të super veturave, si Ferrari e Lamborghini.

Tesla Roadster do të vijë me një çmim fillestar prej 200 mijë dollarësh, e që krahasuar me modelet e prodhuesve të tjerë të super veturave, që shpesh shkojnë edhe mbi 1 milion euro, kjo shifër nuk është edhe aq e madhe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme