Tesla nuk do të pranojë më Bitcoin

Prishtinë | 13 Maj 2021 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Kompania amerikane Tesla ka njoftuar se nuk do të pranojë më kryerje të pagesave me kriptovalutën Bitcoin, duke e arsyetuar këtë vendim me çështje të ambientit.

Tesla është e shqetësuar për rritje të përdorimit të lëndëve djegëse për transaksione me Bitcoin, sidomos të thëngjillit, ka thënë shefi i kësaj kompanie Elon Musk.

Çmimi i kriptovalutës Bitcoin ka rënë menjëherë për mijëra dollarë, pas njoftimit të kompanisë.

Më saktësisht vlera e Bitcoinit ka rënë në 48,000 dollarë – më shumë se 15 për qind më e ulët sesa një ditë më parë.

Përveç kësaj kriptovalute, edhe monedha digjitale të ngjashme si Ether, Dogecoin, Binance Coin dhe Ripple janë përballur me rënie të ngjashme./REL

Të ngjashme