Tesla përmirëson sistemin e saj vetëvozitës

Prishtinë | 13 Sht 2016 | 15:48 | Nga

Shefi i Tesla, Elon Musk, ka prezantuar një seri përmirësimesh të shumëpritura për sistemin autopilot të veturave të kompanisë.
“Përmirësimet e shtuara do të jenë me të vërtetë një ndryshim i madh për sigurinë e makinave”, ka thënë miliarderi.

Një nga teknologjitë më të veçanta në programin autopilot të makinave do të jetë një sistem radar i instaluar brenda tyre.

Momentalisht, Tesla përdor kamera dhe sistemin e pocesimit të imazhit për të detektuar objektet me dendësi të lartë, siç mund të jetë një makinë tjetër, një llambë apo objekte të tjera rrugore.

Makina mund të realizojë udhëtimin tërësisht vetëm falë sistemit të saj, megjithëse një shofer është i nevojshëm për të qëndruar në gatishmëri, transmeton krokodili.

Përditësimi i Versionit 8 i programit Autopilot do ta bëjë sistemin e radarit një ndjesor kryesor kontrolli, duke i lejuar atij të përdorë frenat pa pasur nevojë të marrë të dhëna nga sistemi i konfirmimit vizual të imazhit.

Ndryshe nga sistemi i kamerës, sinjalet e radarit mund të depërtojnë përmes mjegullës, shiut, dëborës dhe pluhurit.

“Nuk ka rëndësi çfarë objekti është. Ai thjesht e di që ka diçka të dendur përpara dhe që nuk duhet ta godasë”, ka thënë Musk.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme