Tesla po heton një shpërthim të makinës së saj në Shangai

Prishtinë | 22 Pri 2019 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Prodhuesi amerikan i makinave elektrike, Tesla, ka thënë se është duke hetuar një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale kineze, ku duket një nga veturat e kësaj kompanie në flakë.

Përmes një deklarate, kompania ka thënë se ka dërguar një ekip për të hetuar këtë çështje, ndonëse nuk është raportuar për viktima në këtë incident.

Në video, e cila nuk është verifikuar nga agjenci të lajmeve apo kompani tjera mediale, përfshirë BBC-në, është parë një veturë duke u djegur në një zonë parkingu.

Tesla nuk e ka konfirmuar modelin e veturës, mirëpo në rrjetet sociale ajo është identifikuar si makinë e modelit S.

“Pasi kemi kuptuar për incidentin në Shangai, ne kemi dërguar menjëherë një ekip në atë vend”, është thënë në një deklaratë të kësaj kompanie, të publikuar nga platformën kineze, Weibo.

Makinat e kësaj kompanie janë përfshirë edhe më herët nga flakët, duke përfshirë një incident më 2018 në Francë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme