Tetë pajisjet që duhet t’i keni patjetër gjatë vitit 2020

Prishtinë | 06 Jan 2020 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

A dëshironi t’i keni pajisjet më të mira teknologjike në treg gjatë vitit 2020? Atëherë ne ju sjellim pajisjet më të mira dhe teknologjinë më të mirë inovative për vitin 2020, duke u nisur nga telefonat e deri te dronët dhe “iPads”.

Skyroam Solis X WiFi Smartspot

Me një çmim prej rreth 190 eurosh kjo është pajisje më e re portative “WIFI Hotspot” nga “Skyroam”, i cili dallohet për shumëçka nga konkurrenca, duke ju siguruar kyçje 4G kudo që ju udhëtoni nëpër botë. Kjo pajisje e vogël, por shumë e fuqishme mburret me lente kamerë me kënd të gjerë, një asistues të mençur, një bateri për mbushjen me rrymë të pajisjeve tuaja, si dhe mundësinë e lidhjes me dhjetë pajisje të ndryshme njëkohësisht. Është ideal për t’ju mbajtur të sigurt, të argëtuar dhe të informuar derisa jeni duke udhëtuar.

Samsung Galaxy Note 10+

Me një çmim prej 1167 eurove “Samsung Galaxy Note 10+” është pajisja më e fundit që ofrohet nga kjo kompani. “Galaxy Note 10+” ka një ekran të gjerë dhe me kualitet të lartë, kamera profesionale dhe kapacitet të memories baras me ato të laptopit. Në dispozicion me ekran 6.3 dhe 6.8 inç, Note 10+ ofron mbushje super të shpejtë dhe bateri me jetëgjatësi ekstra të gjatë, si dhe procesorë të shpejtë, të cilat i bëjnë lojërat, transferimet dhe shfletimet shumë më të mira se në të kaluarën. Ajo që po ashtu e dallon këtë telefon, është funksioni i shënimeve. I kompletuar me “S Pen” përdoruesit mund të marrin shënime dhe të bëjnë shkarravina me dorë në ekranin e telefonit dhe pastaj t’i ruani aty për aty. Po ashtu lapsi mund të përdoret për t’i kontrolluar aplikacionet dhe funksionet në telefon.

Amazon Echo Show 5

Me një çmim prej 90 eurosh “Show 5” nga “Amazon”-i ofron një hap të avancuar të altoparlantit echo të pavarur. Versioni i përmirësuar ka të gjitha tiparet e një altoparlanti echo klasik, siç është mundësia për të gjurmuar informatën, për të bërë thirrje dhe për të lëshuar muzikë, por tani pajisja ka ekran 5.5 inç për efekte shtesë. Kjo teknologji e re nënkupton se përdoruesit tani mund ta pyesin Alexa-n për gjithçka dhe do të shfaqen përgjigjet. Mund të shikoni shfaqje televizive apo të bëni videothirrje me familje ose me miq përmes videothirrjes. Po ashtu ka mundësinë që të lidheni me kamerat tuaja të sigurisë, t’i kontrolloni dritat dhe nxehjen ose thjesht t’i shfaqni fotot tuaja të pëlqyera.

Bose Audio Sunglasses

Syzet e reja audio nga “Bose” kanë një çmim prej 210 eurove dhe të cilat dëshmojnë se e ardhmja ka arritur. Ndërsa ofrojnë mbrojtje nga rrezet ultravjollcë, këto pajisje mund të përdoren për të lëshuar muzikë, për të bërë dhe për t’u përgjigjur ndaj thirrjeve dhe për t’u lidhur me bluetooth. Ato mund të kyçen me pajisjet tuaja të tjera dhe kanë mundësinë që të kenë qasje në aplikacione, duke përfshirë “Spotify”, “Skype” ose “Google Maps”.

Pocketalk Voice Translator

Me një çmim prej 320 eurove ky përkthyes zëri portabëll është pajisja juaj, që duhet ta keni domosdo. Pa marrë parasysh se ku ju dërgon udhëtimi juaj i ardhshëm kjo pajisje përkthimi, e cila mund të mbahet në xhep, është në gjendje ta bëjë komunikimin tuaj më të lehtë me një qytetar të huaj ose lokal. Thjesht, flisni në gjuhën tuaj në këtë pajisje dhe biseda menjëherë do të përkthehet në ekranin e pajisjes. Deri në 74 gjuhë të ndryshme, duke përfshirë edhe gjuhën shqipe, mund të programohen në këtë pajisje.

iPad Pro 12.9 inç

Me një çmim prej rreth 1300 eurosh tabloja e rangut më të lartë nga “Apple’ ka pësuar një rifreskim serioz që ka të bëjë me rritjen e ekranit “Liquid Retina” pa pasur nevojë rritjen e dimensioneve të përgjithshme të pajisjes. Është hequr tërësisht butoni hyrës, duke u zëvendësuar me “Face ID” dhe një seri të kontrolleve të intuitave të gjesteve, derisa kablloja “Lightning” është zëvendësuar nga “USB-C”, derisa lapsi “Apple Pencil” është ridizajnuar dhe tani mbushet përmes wireless nga “iPad”-i.

Vaonis Stellina Portable Smart Telescope

Me çmim prej 4200 eurosh ata që duan ta vëzhgojnë qiellin tani e kanë një mundësi më të mirë përmes

teleskopit të çmendur portativ nga “Vaonis Stellina”. Jo më i madh se një çantë dore (11.2kg, 49cm me 39cm me 13cm) ky teleskop i mençur i motorizuar merr kontrollin e procedimit të imazheve, duke gjurmuar yjet, planetët ose yllësin, ndërsa redukton zhurmën dhe ekspozimet tjera dhe duke krijuar një imazh madhështor të gjithësis

Anden Apple Watch Valet

Me një çmim prej 100 eurosh ora “Anden Apple Valet” ka lindur nga dëshira për të krijuar një aksesor të bukur dhe të prekshëm, duke përdorur teknikat tradicionale karpentieri dhe materialet më të mira dhe “Valet”-i është dizajni i parë nga brendi i ri luksoz “Anden”. Ajo ofron një mbajtëse elegante për orën tuaj “Apple” dhe ka kutinë e përsosur me rripat rezervë.

Të ngjashme