“TikToku” fshin 380 mijë video

Prishtinë | 20 Gus 2020 | 21:04 | Nga Ekonomia Online

Rrjeti më i ri social që ka bërë bujë muajve të fundit, “TikTok”, ka njoftuar se ka fshirë më shumë se 380 mijë video dhe 64 mijë komente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të shkeljes së rregullave për gjuhën e urrejtjes.

Kompania po ashtu ka njoftuar se deri tash ka fshirë më shumë se 1300 llogari për postime me përmbajtje të tilla.

Ky është përditësimi i parë që “TikToku” ka bërë në detaje që kur kishte prezantuar udhëzimet për përdorim të aplikacionit në janar.

Në një njoftim të rrjetit social është shpjeguar se përmbajtjet kishin të bënin me racizëm dhe kishte edhe grupe që kanë mohuar tragjedi të ndryshme.

“TikToku” u mundëson përdoruesve të krijojnë video të shkurtra me muzikë apo zë të caktuar në sfond, e që më pas mund të ndahet me miqtë dhe ndjekësit.

Të ngjashme