Toshiba blen biznesin me SSD të kompanisë Lite-ON (Plextor)

Prishtinë | 04 Sht 2019 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Kompania Toshiba, e cila nga 1 tetori do ta ndryshojë emrin e brendit në Kioxia Holdings Corporation, e ka nënshkruar një marrëveshje përfundimtare me kompaninë LITE-ON (të cilën e njohim edhe si Plextor) për blerjen e biznesit të saj me SSD-të. Blerja vlerësohet në 165 milionë dollarë, ndërsa transaksionet përfundimtare priten gjatë gjysmës së parë të vitit 2020, raporton Guru3D.

LITE-ON është një furnizues tajvanez i optoelektronikës, zgjidhjeve për ruajtje dhe gjysmëpërçuesve për pajisjet e tjera. Toshiba Memory dhe LITE-ON theksojnë se e ndajnë të njëjtin përkushtim për të sjellë cilësi, risi dhe prodhimtari superiore, shkruan KOHA Ditore. Me këtë blerje, Toshiba beson se do ta përmirësojë ndjeshëm biznesin e vet me SSD.

Toshiba Memory planifikon t’i përdorë inovacionet kryesore të implementuara nga LITE-ON për t’i përmirësuar pozicionet e saj udhëheqëse në tregun e SSD.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme