“Toyota” i bën automobilat të flasin mes vete

Prishtinë | 22 Pri 2018 | 09:25 | Nga

Pas më shumë se një dekadë zhvillimi, “General Motors” mori hapin e parë për komunikimin mes automobilave më 2017. Tani tregu më në fund mund të marrë një shtytje më të madhe për komunikimin automobil-automobil nga “Toyota”.

Prodhuesi i njohur japonez ka prezantuar planet për zhvillimin e teknologjisë automobil-automobil të njohur edhe si “V2V” dhe automobil-industri (“V2I”), shkruan Koha Ditore.

Teknologjia më e re vlen për tregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe është paralajmëruar për vitin 2021, me qëllim që të zgjerohet te të gjitha linjat e kompanisë deri nga mesi i dekadës.

Kombinimi i “V2I”, “V2V” dhe komunikimi me pjesëmarrësit tjerë në trafik, si këmbësorët dhe çiklistët, njihet si “V2X”. Sikurse “GM”, edhe “Toyota” po planifikon të përdorë teknologjinë për distanca të shkurtra (DSRC) që është e bazuar në valët e internetit WiFi. Në SHBA komisioni federal për komunikime ka vendosur spektrin prej 5.9 GHz për transportin e lidhur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme